MPJ: Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të qytetarit tonë që u vra në Lloznicë

MPJ: Serbia ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të qytetarit tonë që u vra në Lloznicë

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit sot ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit, që dyshohet se u vra në Lloznicë të Serbisë.

MPJ-ja tha se avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi po i kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

“Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Për Klankosova.tv, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, e ka konfirmuar se trupi i pajetë në morgun e Lloznicës është i Faton Hajrizit.

Koci tha se atij i është lejuar që ta shohë trupin e tij dhe se sipas tij “mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”.

Related Articles