Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 10 personave për bixhoz

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 10 personave për bixhoz

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave, nëntë prej të cilëve akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërkohë një tjetër për posedim të paautorizuar të armëve.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) personave, ku nëntë (9) prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31  i KPRK-së, ndërsa kundër  një (1)  të  akuzuari  është paraqitur aktakuzë  në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1 i KPRK-së”, thotë komunikata

Related Articles