Dogana e Kosovës ka gjetur mallra të padeklaruara në një autobus të linjës Luksemburg – Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinor.
Ani se shoferët e autobusit mohuan se ka ndonjë mall për të deklaruar, pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit.
Në njërën qese u gjetën 468 copë bizhuteri të ndryshme, ndërsa në qesen tjetër u gjetën shishe 6 kilogram të koncentratit për parfume.
Vlera e mallrave te ndaluara është afër 1,000 euro.
“Pas zbulimit të këtyre mallrave, është njoftuar pala se mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe se ndaj tyre do të shqiptohet kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Gazeta Enigma