Pritjet për të dalë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, po shkojnë deri në dy orë.
Ndërsa për të dalë nga Merdarja, duhet pritur deri në një orë e 20 minuta.
Koha e pritjeve për hyrje në dy pikat e lartcekura nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare tokësore, nuk ka pritje të gjata, njofton Qendra për Menaxhim Kufitar