Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar sot mozaikët e sapo gërmuar të parkut arkeologjik “Ulpiana”.
Hovenier tha se është gjithmonë kënaqësi ta vizitosh një nga thesaret e trashëgimisë kulturore të Kosovës, “dhe kjo duke qenë dëshmitar i punës arkeologjike të klasit botëror nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kosovarë”.
“E mahnitshme për të parë mozaikët e sapo gërmuar në Parkun Arkeologjik Ulpiana”, shkroi Hovenier. /Gazeta Enigma