Kolona në pikëkalimet kufitare deri në 500 metra për të dal nga Kosova

Kolona në pikëkalimet kufitare deri në 500 metra për të dal nga Kosova

Vazhdojnë pritjet në pikëkalimet kufitare, ku kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra raporto Gazeta “Enigma”.

Nga të dhënat e fundit, Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së tregon se mëngjesin e së dieles fluks më të madh në pikat kufitare ka në Merdarë.

Në këtë pikë sipas kësaj qendre pritjet shkojnë deri në 1 orë, derisa kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërkaq, te pikat e tjera pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë deri në 10 minuta./Gazeta Enigma/

Related Articles