Pasditen e sotme Hajduk do të vizitojë Zagrebin ku përballet me Lokomotivën në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit kroat.
Klubi splitas nuk do të ketë yllin më të madh Ivan Perisic, i cili u përjashtua nga skuadra nga trajneri Gennaro Gattuso.
Gjegjësisht, mbrëmë është publikuar lajmi që ka tronditur Splitin, ku thuhet se Gattuso e ka përjashtuar Perishiqin nga skuadra për shkak të mosdisiplinës.
Lajmin e përjashtimit nga skuadra e ka konfirmuar pas mesnate vetë futbollisti në Instagram.
“Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk më shkon në mendje të prish qetësinë e djemve dhe klubit, ndaj e kthej vëmendjen te vetja. Fat i mirë për të gjithë ekipin dhe ne mund të përballemi me atë që ndodhi më vonë”, ka shkruar Perisic.
Përfaqësuesi kroat për këtë arsye nuk do të garojë për ndeshjen ndaj Lokomotives dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet në skuadër.
Perisic bëri katër paraqitje këtë sezon dhe luajti 149 minuta, pa ndonjë efekt konkret.
Gattuso njëjtë kishte vepruar edhe me yllin kosovar Emir Sahitin ditë më parë, megjithatë më vonë e riktheu atë në skuadër.