Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në vend, dy nga to në Fushë Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në vend, dy nga to në Fushë Kosovë

Nuk ka ditë që në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë munguar rastet e dhunës në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar në Polici katër raste të dhunës në familje.

Në dy fshatra të ndryshme të Fushë Kosovës janë raportuar dy rastet si në vijim:

Më 10.08.2024-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt’, njofton Policia.

“Më 10.08.2024, 22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy rastet tjera janë raportuar një nga qyteti i Pejës dhe tjetri nga Ferizaj.

Ferizaj  10.08.2024, 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale pasi që i njëjti i kishte sulmuar dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar/e, prindërit e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pejë / 10.08.2024-04:27. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-vajzës së tij të mitur kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles