Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Faton Hajrizi është shqiptari i parë “që shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë”.
Haxhiu mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Faton Hajrizit sot Në Klinë të Ulët, për të çka tha se ishte “një organizim madhështor”.
“Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Pusho në paqe Faton! Ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit!”, përfundoi Haxhiu. /Gazeta Enigma