Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës nuk ju kanë shpëtuar gjobave edhe për muajin e fundit të sesionit parlamentar.
Me heqje të pagës nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë, ligjvënësit e Kuvendit janë penalizuar për mos prezencën në seancat plenare dhe komisionet.
Opozita kryeson për penalitetin më të lartë në pagëm, raporton abcnews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Deputetja demokrate, Oriela Nebijaj, mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë për korrikun. Nebijaj pasohet nga deputetja më e re Andia Ulliri, me një gjobë prej 51 mijë lekë. Deputetët me gjobën më të ulët në radhët e të djathtëve janë Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.