Ballkani mposht Dukagjinin me dy golat e Queven Inacio

Ballkani mposht Dukagjinin me dy golat e Queven Inacio

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur atë të Dukagjinit me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të këtyre dy ekipeve në edicionin e ri të Superligës.

Fillimisht Ballkani kaloi në epërsi në pjesë e parë me golin e brazilianit Queven Inacio, ndërkohë që i njëjti shënoi edhe në pjesën e dytë, në minutën e 63-të, me një supergol nga distanca.

Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, u përjashtua nga loja me kartonë të kuq, pas dy të verdhëve.

Pas kësaj fitore, kampionët aktual të Kosovës udhëtojnë në Irlandë të Veriut, për duelin evropian ndaj FC Larne. /Gazeta Enigma

Related Articles