Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Hade të Obiliqit, kanë bërë të ditur nga Policia.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.” / Gazeta Enigma.