AGK reagon për deklaratën e Kurteshit ndaj mediave

AGK reagon për deklaratën e Kurteshit ndaj mediave

Antari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, gjatë ditës ka folur në një konferencë për media, për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Nga aty ka përmendur edhe këto të fundit duke i akuzuar.

E për një deklaratë të Kurteshit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”.

“Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”.

“Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme”.

Siç thuhet në reagimin e AGK-së, rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, theksohet tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles