Athina në flakë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Athina në flakë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Greqia ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të luftuar një zjarr të ashpër që po i afrohet periferisë veriore të Athinës.

Ndihma pritet nga Spanja, Italia, Turqia dhe Kanadaja, me Francën që siguron gjithashtu një helikopter të shërbimeve Super Puma dhe Republika Çeke dërgon 75 zjarrfikës dhe 25 automjete.

Zjarri ka më shumë se 24 orë që digjet dhe zjarrfikësit ende po luftojnë për ta vënë nën kontroll.

Pas perëndimit të diellit shuarja e zjarrit me avionë nuk do të mund të zhvillohet, dhe operacioni i shuarjes së zjarrit do të vazhdojë nga zjarrfikësit dhe kamionët në terren.

Gjithashtu, thuhet se objektet e Observatorit Kombëtar të Athinës në Penteli janë nën kërcënim, pasi flaka vijon të lëvizë më pranë kryeqytetit grek, shkruan BBC.

Related Articles