Ukraina pretendon se ka nën kontrollë një pjesë të territorit rus

Ukraina pretendon se ka nën kontrollë një pjesë të territorit rus

Një komandant i lartë i Ukrainës ka njoftuar se forcat e Kievit kanë nën kontrollë 1000 km katror të territorit rus.

Siç raportojnë mediat e huaja, komandanti Oleksandr Syrskyi është shprehur se Ukraina po vazhdon të kryej një operacion sulmues në rajonin e Kurskut.

Ndërkaq, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës ka thënë se lufta të cilën Rusia e shkaktoi tani po iu kthehet mbrapsht.

Mirëpo, si provokim të madh e ka cilësuar ofensivën ukrainase, udhëheqësi rus Vladimir Putin, derisa i njëjti ka shtuar se ka udhëruar forcat ruse që “të dëbojnë armikun nga territori”. /Gazeta Enigma



Related Articles