Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot me diell ku temperaturat do të arrijnë deri në mbi 36 gradë, raporton Gazeta Enigma.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”.