KRU “Gjakova” u ka kërkuar urgjentisht qytetarëve që të ndalin keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimit të panevojshëm.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë njoftuar se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.
“Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm. Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale”, thuhet tuje në njoftim. /Gazeta Enigma