Në Mitrovicë ka filluar festivali Green Fest.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, tha se ky festival është “freski kulturore në këto ditë të nxehta”.
“Mitrovica nuk është vetëm minierë e arit, por edhe e kulturës, emancipimit, muzikës dhe bashkëjetesës ndëretnike. Thesari ynë më i madh janë njerëzit, të cilët krijuan traditë dhe vlera të artit bashkëkohor. Arti përbën edhe një segment të rëndësishëm në planin tim për zhvillimin e industrive kreative, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
Në Green Fest do të performojnë artistë të shumtë katër ditë me radhë.
“Ejani dhe shijoni mikpritjen mitrovicase!”, shtoi Hamza. /Gazeta Enigma