Vdekja e papritur e opozitarit të Putinit, gruaja e tij hedh poshtë gjetjet për vdekjen e tij

Vdekja e papritur e opozitarit të Putinit, gruaja e tij hedh poshtë gjetjet për vdekjen e tij


Alexei Navalny, gruaja e opozitarit tashmë të ndjerë të presidentit rus, Vladimir Putin, ka hedhur posht gjetjet që kanë konstatuar hetuesit mbi vdekjen e bashkshortit të saj.

Ata kishin konstatuar se vdekja e tij në një burg në Arktik, ishte shkaktuar nga një kombinim sëmundjesh.

Këto gjetje Navalny i quajti absurde.

Ajo tha se do të kërkonte një hetim penal për vdekjen e burrit të saj, të cilën ajo e konsideron si vrasje dhe se ekipi i saj do të vazhdojë të kryejë hetimin e vet njofton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e mbështetësve të tij se presidenti Vladimir Putin e kishte vrarë atë. Certifikata e tij e vdekjes thoshte se ai vdiq për shkaqe natyrore. /Gazeta Enigma

Related Articles