Mërgimtarët po kthehen në vendet perëndimore, deri në 4 orë pritje në Merdarë

Mërgimtarët po kthehen në vendet perëndimore, deri në 4 orë pritje në Merdarë

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në katër orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare për ta lëshuar vendin është prej 1 kilometër deri në 1.7 kilometra.

Pritje për të dalë nga Kosova deri në 1 orë e gjysmë ka edhe në Jarinjë, ndërsa deri në një orë janë te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare, pritjet për ta lëshuar vendin janë maksimalisht deri në 20 minuta.

Related Articles