Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, që është arratisur sot nga arresti shtëpiak në Shkup, dyshohet të jetë në Kosovë.
Një familjar i Ramadanit, Nesret Shashivari, i ka uruar mirëseardhje në vendlindje të arrestuarit nga autoritetet maqedonase me urdhërarrest nga Serbia.
“Daja Blerim Ramadani, mirë se je ardhë në shtëpinë tënde, në vendlindjen tënde, s’kemi faj pse dikujt i pengon lufta dhe liria e Kosovës. Çlirimtar, respekt i përjetshëm, do të jemi të bashkuar gjithmonë”, shkroi Shashivari.
Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak, pas një aktvendimi i cili do ta kthente atë në paraburgim në qendrën e Shtukës.