Krasniqi: 9 shkurt 2025, data kur do të ikë një qeveri e papërgjegjshme

Krasniqi: 9 shkurt 2025, data kur do të ikë një qeveri e papërgjegjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani e caktoi 9 shkurtin si datë për zgjedhjet e rregullta parlamentare, e jo 26 janarin siç kishte kërkuar opozita. Krasniqi e ka quajtur këtë “shtyrje” si të panevojshme, ndonëse tha se tashmë ka pak rëndësi.

Sipas tij, kjo datë do të shënoj “ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”.

“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles