Arne Slot e ka nisur mbarë aventurën e tij si trajner i Liveproolit.
‘Të Kuqtë’ kanë regjistuar një fitore solide 2-0 ndaj skuadrës së promovuar në Premier League këtë sezon, Ipswich Town.
Sfidën e zhbllokoi sulmuesi Diogo Jota, i cili me lehtësi shënoi pasi u gjend afër portës me një pasim nga Mohamed Salah në minutën e 60-të.
Nuk vonoi shumë dhe Liverpool dyfishoi epërsinë, këtë herë përmes asistuesit të golit të parë.
Salah u përkujdes për golin e dytë, pasi u tregua i saktë nga afër portës, duke realizuar në minutën e 65-të.
Kësisoj rrjetat më pas mbetën të paprekura dhe Liverpooli arkëton tre pikët e para të sezonit të ri.