Xhaka fiton Superkupën gjermane bashkë me Leverkusenin

Xhaka fiton Superkupën gjermane bashkë me Leverkusenin

Bayer Leverkusen ka mposhtur Shtutgartin në penallti për t’u bërë kampion i Superligës së Gjermanisë, bashkë me Granit Xhakën.

Ndeshja e minutave të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndërkohë që në vazhdime nuk pati gola.

Leverkuseni e vazhdoi sërish ‘zanatin’ për të shënuar në minutat e fundit, me Schick që shënoi në minutën e 89’ për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

“Neverlosen” po ashtu luajti pa një lojtar që nga minuta 37′, pasi Martin Terrier u ndëshkua me kartonë të kuq, në një ndeshje dramatike ku po ashtu u shkepën 11 kartonë të verdhë, përfshirë trajnerin Xabi Alonso dhe Granit Xhakën.

Lojtarët e Leverkusenit u treguan më të suksesshëm në ekzekutim të penalltive, duke fituar 4-3 nga gjuajtjet nga pika e bardhë. /Gazeta Enigma

Related Articles