Manovrat që po i bënte me jet ski, dolën të ishin fatale për një 19-vjeçar nga Italia.
Ai vdiq në plazhin e Velipojës, pasi u përplas me një tjetër italian gjithashtu.
19-vjeçari, siç raporton Top Channel, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin. /Gazeta Enigma