Zgjedhjet e përgjithshme, Haradinaj: Me ne nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro

Zgjedhjet e përgjithshme, Haradinaj: Me ne nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të përgjithshme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët, kanë mbajtur një konferencë.

Nga aty ata kanë thënë se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova do të bëj ndryshimin e madh.

Haradinaj gjithashtu dha disa premtime lidhur me raportet me aleatët e Kosovës, mirëqenien e qytetarëve si dhe rrijten e pagave.

Ai tha se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro.

“AAK me partnerët e koalicionit janë bërë bashkë të përballen me këtë qeveri që ka shkel mbi çdo vlerë, që ka tradhtuar besimin e qytetarit, të varfëritë dhe diasporën. Jemi bashku për zhvillimin e Kosovës, për të rritur pagat e ulur taksat. Me qeverisjen tonë nuk do të ketë pagë mesatare nën 1,000 euro e paga minimale nuk do jetë nën 500 euro”- u shpreh ai.

Tutje Haradniaj ka njoftuar se AAK dhe partnerët e koalicionit kanë nisur përgatitjet për zgjedhje. /Gazeta Enigma

Related Articles