Një deklaratë e zëvendësdrejtorit gjeneral të RTK-së, Adi Krasta ka ngjallur reagime në opinionin publik.
Krasta gjatë një interviste derisa po fliste për artikullin e paverifikuar të medias boshnjake “Slobodna Bosna”, të publikuar në RTK, është shprehur se se për të nuk është primare ndëshkimi i personave brenda RTK-së lidhur me ktëtë çështje.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ehat Miftaraj nga IKD.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka thënë se “Adi Krasta na dëshmoj sonte se ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban”.
Postimi i plotë:
“Adi Krasta na dëshmoj sonte se ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban.
Adi Krasta na dëshmoj sonte se poziten e zv. Drejtorit Gjeneral të RTK e sheh si privilegj dhe asesi si përgjegjësi, përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe integritet në raport me interesin e publikut.
Adi Krasta sonte nuk foli si Adi Krasta por si një shërbyes i devotshëm i partisë në pushtet.
Zhgënjyese, e dhimbshme dhe e pabesueshme.
Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!
P.S. E çuditshme se si një personalitet tek i cili kemi besuar se ka parime dhe vlera na doli një personalitet i vogël që për pak pushtet të shkel mbi krejt atë qe ka ligjeruar, promovuar për vite e vite. Mjerimi ka emër, Adi Krasta”, shkroi ai. /Gazeta Enigma