Të martën në Kosovë do të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjellura me rrufe, raporton Gazeta Enigma.
“Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. / Gazeta Enigma.