Ministri serb i punëve të jashtme, Marko Gjuriq ka thënë se ambasadat e Serbisë, në dy kryeqyteteve të dy vendeve në Evropë, për të cilat nuk i dha emrat, kanë marrë kërcënime se do të jenë cak i “sulmeve terroriste”.
Prandaj edhe siguria e tyre sipas njoftimit nga Beogradi është rritur.
Gjuriq pretendoi se sipas informacioneve siç i quan fillestare kërcënimet vijnë nga rrethe ekstermiste që janë pjesë e diasporës së Kosovës, më saktë sipas Gjuriqit, bëhet fjalë për persona të nacionalitetit shqiptar.
Ai tha se në bashkëpunim me organet e sigurisë evropiane po punohet që këto kërcënime të paralajmërohen dhe të eliminohen. /Gazeta Enigma