Konfirmohet se familja e Festim Ramadanit të dyshuarit për vrasjen e Sadri Sadriut kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj të ndjerit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Ardita Behluli në Kosova Today të Klan Kosovës e cila ka theksuar se familja Sadriu do të dalë me një deklaratë pasi të përfundojë e pamja për Sadri Sadriun.
“Nga kontaktet që kemi bërë me familjarët e dimë që ditën e diel është bërë varrosja e viktimës këto tri ditë ka të pame, dhe pas kësaj faza tjetër do të kemi edhe nje reagim nga familja një sqarim lidhur me rastin dhe dilemat që të gjithë i kemi, në emër të familjes nuk marrë përgjegjësi të flasë”.
“Ajo çfarë na shfaq edhe dilemë të gjithë kërkojmë informacione edhe për personin e dytë që ka kryer vrasjen, sipas informacionet që ne kemi siguruar ka pasë një rast të denoncuar në polici ndërsa prokuroria e ka hedhur këtë. Familja Ramadani deri para dy vitesh ka ardhur dhe ka shkuar tek familja Sadriu”, ka thënë Behluli.
Tutje ajo ka shtuar se policia duhet të bëjë edhe verifikimin për të dyshuarin e dytë për vrasjen në fjalë.
“Do të doja të kërkojmë nga policia të bëjmë edhe verifikimin e personit të dytë që ka ndihmuar në vrasjen, se personi i dytë, a ka dosje në polici personi i dytë, kënd e ka kërcënuar nga familjarët e tij, sepse nga informacionet që kemi ai njihet si person që ka pasë ngatërresa edhe me herët me njerëz tjerë dhe njihet për një afër në aeroportin e ‘Stambollit’”, ka thënë Behluli.