Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet Bylbyl Sokolit dhe Asdren Shalës për pranimin e simboleve të Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.
I gjithë debati u zhvillua pas paraqitjes së gazetarit të sportit të Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku i cili ishte shfaqur i veshur me flamurin e Serbisë në trasmetim.
Sokoli iu drejtua Shalës duke i thënë se “po na mban ligjërata pa nevojë”, ndërsa ky i fundit i kthehet se “paske nevojë për trajnerë, kur flet për futboll të dëgjoj me qef se je ekspert”.
“Unë kam ardhur me thënë mendimin tim jo çka të pëlqen ty. Loja me flamuj loja me simbolika nuk tregon as patriotizëm as munges të tij. Respekt për këtë gazetar puna e tij e tregon sa është patriot jo stema që e ka bartur për një moment të caktuar”, tha Shala.
Tutje ai ka deklaruar se “këto remishenca po më qojnë në shekullin e kaluar “kushë nëse sje me mua je me armikun”” duke shkaktuar të qeshura në studiu.
Sokoli ka ndërhyrë duke thënë se duhet ndaluar kjo dukuri sepse shkakton dëme të mëdha në opinion.
“Kjo çështje i prek viktimat, duke iu drejtuar Shalës që ju shihet se sjeni i prekur në luftë nga mënyra se si po shpreheni”, tha Sokoli.
Shala i kthehet Sokolit duke i thënë se “me fal nuk i bjen me harru trajner”.
“Ne jemi të gjithë paqe, por në këtë moment me dal me stemën e shtetit që mohon çdo gjë”, tha Sokoli.
Shala thotë se “ia mohon Kosovës jo Shqipërisë ata janë shtet tjetër mos kërkoni nga ata me u ndi si ne”, Sokoli ndërhyn duke thënë se ne jemi një komb. /Gazeta Enigma/