Një person është vrarë dhe dy janë plagosur pasi një sulmi ukrainas me dro në rajonin Kursk të Rusisë.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori rajonal, Alexei Smirnov përmes Telegramit, shkruan Sky News.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar tha se të paktën 31 persona kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në territorin rus, më 6 gusht.
Tutje, aty thuhet se rreth 143 njerëz kishin pësuar lëndime, nga të cilët gati 100 u shtruan në spital, duke përfshirë katër fëmijë.