Ministria e Shëndetësisë ndan 72 mijë euro për strehimoren e fëmijëve në Gjakovë

Ministria e Shëndetësisë ndan 72 mijë euro për strehimoren e fëmijëve në Gjakovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Ministra e Drejtësisë ka ndarë 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë, raporton Enigma.

Ajo është shprehur e lumtur për nënshkrimin e kontratës.

“Shumë e lumtur që sot u nënshkrua kontrata për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.

Ministra e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim.

Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme”, ka thënë Haxhiu.

Related Articles