Skuadra e Interit së fundmi ka trasnferuar shqiptaren Loreta Kullashi në ekipën e tij në kategorinë e femrave.
25-vjeçarja me prejardhje shqiptare, e lindur në Finlandë, e rritur në Suedi, ka firmosur me klubin nga Seria A.
Ajo ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet.
Për futbollisten liga italiane është mjaftë e njohur, pasi ajo kishte luajtur sezonin e kaluar për Sassuolon në formë huazimi dhe kishte shënuar pesë gola.
Ndërkaq Kullashi është pjesë e Kombëtarës së Suedisë që nga viti 2018.
Pozita në të cilën luan ajo është sulmi. /Gazeta Enigma
Välkomna 🇸🇪🖤💙
👉 https://t.co/LyI5KU5rk9#ForzaInter #InterWomen #WelcomeLoreta pic.twitter.com/ddXMMc3rbd— Inter Women (@Inter_Women) August 23, 2024