Njëzet e dy kandidatë të përzgjedhur sot në kazermën “Adem Jashari” filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Siç njofton FSK, gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të ushtrisë kosovare.
Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së. /Gazeta Enigma