Greku therrë më thikë një shqiptar, dyshohet se ky i fundit ia ngacmoi vajzën

Greku therrë më thikë një shqiptar, dyshohet se ky i fundit ia ngacmoi vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, saktësisht në Marathia të Fokidës.

Një person ka goditur një tjetër me thikë, pasi dyshohet se ky i fundit ia ngacmoi vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias, ku po mbahej një festival gjatë mbrëmjës të së enjtës.

Personi i therur raportohet të jetë shqiptar, njofton EuroNews.al, transmeton Gazeta Enigma.

Ai është dërguar në Qendën Shëndetësore Nafpaktos derisa për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.

I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. /Gazeta Enigma

Related Articles