Në ditën e pavarësisë së Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se Ukraina do të bëjë gjithçka që mundet për të detyruar Vladimir Putinin t’i jap fund luftës përmes diplomacisë.
Kjo për të kursyer kohë si dhe njerëz të cilët po humbin jetën nga kjo luftë, raporton Sky News, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas presidentit Ukrainas, nëse kjo nuk do të ndodhtë, Kievi do të jetë i përgatitur ta arrinte atë me forcë.
Ndërkaq kur u pyet se si e sheh përfundimin e konfliktit, Zelensky u shpreh se integriteti territorial i Ukrainës duhet të rivendoset. /Gazeta Enigma