Plagoset një shqiptar në Greqi, policia zbulon se ishte kërcënuar edhe më herët

Plagoset një shqiptar në Greqi, policia zbulon se ishte kërcënuar edhe më herët

Një shqiptar i moshës 40-vjeçare është gjetur i plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit në Greqi.

Ai u gjet nga kalimtarët e rastit.

40-vjeçari, i cili u plagos në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Siç njofton abcnrws.al, fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër dhe më pas e  kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjecari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, derisa sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme. /Gazeta Enigma

Related Articles