Malisheva dhe Llapi janë takuar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Skuadrat kanë zhvilluar ndeshjet në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.
Nga ky takim fitimtare doli skuadra e Malishevës, duke e mposhtur Llapin me rezultat 1 me 0.
Golin e vetëm të ndeshjës e shënoi sulmuesi, Faton Bunjaku në minutën e 55-të.
Malisheva rrezikoi të shënonte për 2-0 më Drilon Hazerolljan, por gjuajtja e tij u prit nga Ilir Avdyli. /Gazeta Enigma