Zvogëlohet koha e pritjes nëpër pikat kufitare, të gjitha nën 1 orë

Zvogëlohet koha e pritjes nëpër pikat kufitare, të gjitha nën 1 orë

Mërgimtarët të cilët lëshojnë Kosovën sot pëmes pikave kufitare iu është zvogëluar koha e pritjes.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë ato arrijnë deri në 25 minuta.

Në Merdarë nga një orë sa ishte tani duhet të presin 10 deri në 20 minuta.

Gjendje e njëjtë sikurse në Merdarë është edhe në Jarinjë ku pritjet arrijnë deri në 20 minuta. /Gazeta Enigma


Related Articles