Juventusit ka konfirmuar afrimin e Nicolas Ivan Gonzalez, i njohur si Nico Gonzalez, i cili tashmë është zyrtarisht lojtar i Zonjës së Vjetër.
Anësori sulmues i bashkohet Juventusit nga Fiorentina, pas disa sezonesh të mira me këtë klub.
Dy klubet arritën marrëveshje për një shifër prej 38 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.
Duke hyrë në detaje, marrëveshja është strukturuar si më poshtë: 8 milionë euro kushton huazimi, 25 milionë euro detyrimi për blerje dhe 5 milionë euro të tjera për bonuse.
Gonzalez luajti te i Sttutgart para se të kalonte në Itali, ku me klubin gjerman ai bëri 79 paraqitje në tre sezone, duke u dëshmuar si një lojtar i vlefshëm, me 23 gola dhe 10 asistime.
Me klubin nga Firenca ai ka 125 ndeshje të luajtura, ku shënoi 38 gola dhe dhuroi 19 asistime.
Ai është pjesë e Argjentinës së Lionel Scaloni dhe së fundmi triumfoi të Copa America.