Arrestimi i themeluesit të Telegramit, Macron: Nuk ishte vendim politik

Arrestimi i themeluesit të Telegramit, Macron: Nuk ishte vendim politik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikacionit të mesazheve Telegram, nuk ishte politik.

Kështu ka deklaruar ai në rrjetin social “X”.

“Arrestimi i presidentit të Telegramit në tokën franceze u krye si pjesë e një hetimi gjyqësor”, shkroi Macron.

Tutje ai ka thënë se çështja është në duart e gjykatësve.

Durov u ndalua në aeroportin Bourget, në periferi të Parisit, më 24 gusht, dhe ende po merret në pyetje.

Telegrami publikoi një deklaratë ku tha se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur”, duke shtuar se kjo platformë “po pret për zgjidhjen e shpejt të kësaj situate”. /Gazeta Enigma

Related Articles