Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch, është pritur sot në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, nga Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Ulutas dhe Munsch diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë Gjeneralmajor Ulutas ilustroi aktivitetet e FOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Gazeta Enigma