Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia po pret që të nënshkruajë një marrëveshje për avionët luftarakë francezë.
Marrëveshje kjo që sipas Vuçiq pritet të bëhet gjatë një vizite këtë javë nga lideri francez, e që vlerësohet të jetë me vlerë miliarda dollarë.
Këto komente ai i bërë për agjencinë AFP (Agence France Presse), pak para vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron.
“Është një kontratë e madhe për këtë vend dhe nuk është një kontratë e vogël edhe për Francën”, tha ai duke përshkruar atë që parashikohet të jetë një marrëveshje miliona dollarëshe.
Në të kaluarën, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë kishte thënë se vendi i tyre po kërkonte të blinte 12 avionë nga Parisi për të zëvendësuar flotën e vjetër të avionëve luftarakë. /Gazeta Enigma