Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në takimin për draft-metodologjinë e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës, shkruan Enigma.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e agjendës së kryeministrit, së bashku me Kurtin, pjesëmarrës do të jetë dhe Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Pos kësaj, shefi i qeverisë do të jetë pjesë e tryezës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.