Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po shënon moment historik në Lojërat Paralimpike, pas debutimit të mbrëmshëm në ceremoninë hapëse në Paris.
“Flamurin e shtetit tonë në parakalim e barti me shumë krenari paraatleti ynë i vetëm, Grevist Bytyqi”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
“Çdo hap i tij në këtë garë, le të jetë hap drejt suksesit tonë në sport dhe qasje gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.
Atleti Grevisti do të garojë të shtunën në garën e vrapimit 1500 metra në kategorinë T46. /Gazeta Enigma