Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Goffus, kërkon të thellohet koordinimi me KFOR-in

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Goffus, kërkon të thellohet koordinimi me KFOR-in

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje mbi takimin që kishte sot në Prishtinë, kryeministri i vendit, Albin Kurti me ndihmëssekretarin e përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus.

Kryeministri Kurti në takim ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës së sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n dhe koordinimin e vazhdueshëm

”Progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit, ndaj të cilave përkushtimi mbetet i palëkundur e në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, shkruan njoftimi i qeverisë të ketë thënë Kurti.

Tutje kryeministri thuhet t’i ketë përmendur zyrtarit të lartë të NATO-s, kërcënimet serbe drejt Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre tri vjetëve nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, kanë arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi.

”Ndërkohë që edhe kemi zmbrapsur kërcënimet e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vend”.

”Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tonë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Related Articles