Policia ka njoftuar se një gjuajtje me kallash ka ndodhur mbrëmë në një lokal nate në fshatin Topliqan në Suharekë, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky rast është plagosur një person dhe janë lënduar gjashtë të tjerë nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku ishin duke qëndruar.
“Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47. Si pasojë e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt”, thuhet në njoftim.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave se si ka ardhur deri te ky rast dhe për arrestimin e të dyshuarve.