Sylvinho publikon listën, mungon Daku, Uzuni, Muçi e Berisha

Sylvinho publikon listën, mungon Daku, Uzuni, Muçi e Berisha

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 24 lojtarë për ndeshjet e Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Braziliani ka befasuar të gjithë me përzgjedhjen e tij duke lënë jashtë emra si Mirlind Daku, Ernest Muçi, Myrto Uzuni apo Etrit Berisha e duke ftuar plot 4 lojtarë të Superiors. Agim Zeka dhe Andi Hadroj të Partizanit, si dhe Alen Sherri e Sebastian Spahiu që vjet luanin me Egnatian.

Së bashku me Alen Sherrin, Simon Simoni do të zërë vendet e Etrit Berishës e Elhan Kastratit në për pozitën e portierit.

Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë ndaj Ukrainës më 7 shtator në Çeki, ndërsa e dyta ndaj Gjeorgjisë në ‘Air Albania’ më 10 shtator. Kombëtarja do të nis grumbullimin më 2 shtator në ‘Shtëpinë e Futbollit’.

LISTA:

Related Articles