Moti në Kosovës, ulen temperaturat për disa gradë

Moti në Kosovës, ulen temperaturat për disa gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Related Articles